Një infeksion i veshit mund të detyrojë Kylian Mbappe të humbasë ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Lille.
Sulmuesi i ri është i sëmurë që nga fillimi i javës dhe një vendim përfundimtar do të merret pas stërvitjes me skuadrën e Mauricio Pochettino të enjten, shkruan GazetaBlic Sport.
Nëse Mbappe nuk shërohet, duhet të jetë argjentinasi Mauro Icardi ai që do të zërë vendin në front përkrah Neymar dhe Lionel Messi.
Tashmë të sigurta janë mungesat e Achraf Hakimit (i pezulluar pas të kuqve në Marseille), qendërmbrojtësi Sergio Ramos dhe gjithashtu mesfushorët Marco Verratti dhe Leandro Paredes, të lënduar.


