Lajme

Kurti dhe Murati thërrasin konferencë për medie

10/28/2021 08:16
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati sot të mbajnë konferencë për media.

Temë e kësaj konference do të jetë operacionalizimi i masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Konferenca do të fillojë në ora 10:00.

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.