Sporti

Interi triumfon ndaj Empolit në transfertë, Roma fiton me përmbysje ndaj Cagliarit

10/27/2021 22:41
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Serie A.

Interi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Empolit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Neruazzurët” triumfuan me rezultat 0 me 2 në transfertë. D’Ambrosio dhe Dimarco shënuan golat e fitores për skuadrën e Simone Inzaghit.

Në anën tjetër, Roma ka triumfuar me përmbysje ndaj Cagliarit me rezultat 1 me 2. Pavoletti shënoi golin e parë në ndeshje për Cagliarin, por me golat e Ibanez dhe Pellegrinit, Roma arriti fitoren e madhe në këtë takim.

Lazio poashtu mposhti Fiorentinan. Pedro shënoi golin e fitores për skuadrën e Sarrit.

/GazetaBlic Sport/