Forcat e shtuara të sigurisë së Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku po qëndronin para shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij pas raportimit se është kërcënuar, ndërsa shihet se forcat e sigurisë janë larguar.
Në fotografi shihet se para shtëpisë së tij po qëndrojnë vetëm dy policë.
Pak minuta më parë ishte zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, që konfirmoi kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti.

Konfirmohet: Kërcënohet Kurti, Njësia Speciale rrethojnë shtëpinë e tij


