Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës doli e para për nga numri i votave( të rregullta, me kusht dhe me postë), me gjithsej 170 mijë e 177 vota.
Pas këtij rezultati, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falenderuar të gjithë votuesit.
“Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër” shkruan Abdixhiku në Facebook.
Postimi i plotë:
Rezultati final: LDK më e votuara në nivel vendi, VV e dyta, PDK e treta


