Sporti

Zyrtare: Simon Kjaer nënshkruan kontratë të re me Milanin

10/27/2021 21:09
nga:Mergim Rreci

Simon Kjaer ka vazhduar kontratën me Milanin deri në qershor të vitit 2024.

32-vjeçari mbërriti në klub në janar 2020 dhe kontrata e tij në San Siro do të skadonte në verë, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, kuqezinjtë sapo kanë njoftuar vazhdimin e kontratës së danezit edhe për dy vite të tjera.

Simon Kjaer ka luajtur 66 ndeshje me fanellën e kuqezinjve, duke shënuar një gol.

Kjaer ka luajtur 138 ndeshje në Serie A në karrierën e tij me Romën, Atalantën dhe Palermon.

Kuqezinjtë do të dëshironin të zgjasin një kontratë më shumë në muajt e ardhshëm pasi marrëveshja e Franck Kessié skadon gjithashtu në verë.