Juventusi ka dështuar përsëri në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A.
Të drejtuarit e Allegrit janë mposhtur me rezultat 1 me 2 nga Sassuolo, shkruan GazetaBlic Sport.
Mysafirët befasuan në min e 44′ duke kaluar në epërsi me golin e Davide Frattesi për që shënoi për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ishte Weston Mckennie ai që realizoi në min e 76′ për të barazuar rezultatin në 1-1.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të mbyllet me këtë rezultat, në skendë doli Maxime Lopez që i dha fitoren Sassulos me golin e tij në min e 95′ për rezultatin përfundimtarë 1-2.


