Lajme

Lirohet ariu që kishte ngecur në telat gjemborë në Kusar të Gjakovës

10/27/2021 19:33
nga:Y I

Është liruar ariu nga telat gjemborë në të cilat kishte ngecur.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se ariu është liruar përmes përdorimit të anestezionit.

“Ju njoftojmë se lidhur me informatën e poshtëshënuar në vendin e ngjarjes rreth orës 16:20 ka arritur ekipi i veterinarëve të kontraktuar nga Ministria e Ambientit, të cilët kanë bërë lirimin e ariut përmes përdorimit të anestezionit dhe rreth orës 17:15. Ariu pasi që është këndellur është larguar në drejtim të pyllit”.