Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur në mbështetje të mbrojtësit të majtë të Adelaide United, Josh Cavallo, i cili këtë pasdite doli publikisht duke treguar se është homoseksual në rrjetet sociale.
Cavallo është i vetmi futbollist profesionist aktiv i nivelit të lartë që hapur ka treguar se është homoseksual, kështu që vendimi i tij mori disa reagime, raporton GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë gjë ka reaguar futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.
“Nuk kam kënaqësinë t’ju njoh personalisht, por dua t’ju falënderoj për këtë hap që ndërmerrni”, shkroi Pique në Twitter.
“Bota e futbollit është shumë prapa jush dhe ju po na ndihmoni të ecim përpara.”
34-vjeçari është në fund të karrierës së tij profesionale në futboll, por është dikush me shumë për të ofruar përtej fushës.
Tashmë një biznesmen i suksesshëm, shumë besojnë se Pique do të bëhet president i Barcelonës një ditë në të ardhmen.
Hey @JoshuaCavallo, I don’t have the pleasure to know you personally but I want to thank you for this step that you take. The world of football is far behind and you are helping us move forward. https://t.co/pe8xdJl15i
— Gerard Piqué (@3gerardpique) October 27, 2021
/GazetaBlic Sport/


