Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se komuna e Gjakovës është radhitur në mesin e komunave me transparencën më të lartë buxhetore në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Gjini ka thënë se bazuar në indeksin e Institutit GAP, është vlerësuar se kjo komunë ka plotësuar 78.5 pikë nga 100 pikë sa i ka gjithsej ky raport.
Ai ka falenderuar administratën dhe qytetarët për bashkëpunimin.
Postimi i plotë:
Komuna e Gjakovës, edhe një herë, radhitet në mesin e komunave me transparencën më të lartë buxhetore në Kosovë, kësaj radhe për vitin 2020!
Bazuar në indeksin e Institutit GAP, vlerësohemi që si komunë, bëjmë pjesë në kuartilin e lartë, duke plotësuar 78.5 pikë nga 100 pikë sa i ka gjithsej ky raport.
Faleminderit për punën e vyer, administratës komunale dhe qytetarëve për bashkëpunimin.


