Manchester United do të duhet të paguajë një dëmshpërblim të madh për Ole Gunnar Solskjaer nëse vendos të shkarkojë trajnerin norvegjez.
Sipas The Sun, drejtimi i djajve të kuq mbetet i ndarë në lidhje me të ardhmen e Solskjaer, por ata e dinë se nëse vendosin të ndërprejnë kontratën, do të duhet të dëmshpërblejnë teknikun për një vit punë.
Kjo do të thotë se do të duhet të paguajnë rreth nëntë milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Solskjaer ka pagën e pestë më të lartë në Premier League.
/GazetaBlic Sport/


