Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale pritet të shpallen nesër.
Elezi ka bërë të ditur se shpallja e rezultateve pritet të bëhet të enjten në ora 10:00.
“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00″tha Elezi për Gazeta Blic.
Qytetarët e Kosovës pritet t’i drejtohen sërish kutive të votimit me 14 nëntor në komunat të cilat kanë shkuar në balotazh.
/Gazeta Blic/
Milaim Zeka: Halil Berisha trajtoj në mënyrë profesionale dosjet për krerët e OVL e UÇK-së


