Sporti

Ronald Koeman “shpërthen” ndaj fizioterapistit të Barcelonës, shkak Pedri

10/27/2021 16:05
nga:Mergim Rreci

Para fillimit të stërvitjes të mërkurën, tek Barcelona pati një debat të ashpër mes ndihmës trajnerit të Ronald Koeman dhe fizioterapistit Juango Brau për dëmtimin e Pedrit.

Sipas AS, evolucioni i rikuperimit të Pedrit nuk po ndodh siç pritej, lojtari pësoi një pengesë dhe do të duhet të ndalojë edhe për tre javë të tjera. Kjo situatë nënkupton që lojtari do të duhet të kthehet vetëm në mes të nëntorit, përcjell GazetaBlic Sport.

Diskutimi i kësaj të mërkure mes trajnerit Alfred Schreuder dhe terapistit Juango Brau ndodhi për shkak se puna e rikuperimit të bërë në Pedri u vu në pikëpyetje.

Koeman ishte gjithashtu i revoltuar me punën që po bëhet me të.

/GazetaBlic Sport/