Lajme

Mjeku shqiptar: Covid-19 nuk po dallon më nga virozat e stinës!

10/27/2021 16:00
nga:Y I

Mjeku Gerald Kola tha se virusi Covid-19 është kthyer në një grip stinor.

Simptomat më të zakonta që shfaqen tani, sipas mjekut Kola, janë temperaturë dhe këputje trupi.

“Virozat janë të njëjtat që kanë qenë çdo vit. Simptomat kryesisht janë temperatura e lartë, këputje trupi. Ndryshe nga sezoni i virozave që kemi lënë i stinës së verës ose i vjeshtës së hershme pas që kanë patur bark dhe të vjella. Temperaturat që hasen zakonisht tani fillojnë nga 37.2 deri në 39.5 kemi patur deri tani. Trendi i virozave deri tani mund të themi se është i njëjti që ka qenë edhe para pandemisë në të njëjtën periudhë.

Kovidi është kthyer në një virozë stine. Covidi hyn te virozat e stinës, por që është shkaktuar nga një virus i caktuar.

Shqetësimet dhe simptomat e gripit dhe virusit Covid-19 janë thuajse të njëjta. E vetmja gjë që bën dallimin është vetëm testi që jep përgjigjen nëse është covid ose virozë e thjeshtë.

Nëse flasim për virozat stinës më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërsa kovidi ka prekur të gjitha kategoritë pa përjashtim por gjithsesi ata më vulnerabël ngelen këto të treja që përmenda”, u shpreh mjeku në Dritare Tv.