Lajme

Atifete Jahjaga për vdekjen e regjisores: Do ta kujtojmë si njeri të urtë, e hareshme dhe plotë dashuri për artin!

10/27/2021 14:36
nga:G C

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka reaguas pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Jahjaga ka thënë se e ka pranuar lajmin me pikëllim të thellë, derisa ka thënë se ikja e saj e ka lënë një vend bosh në teatër dhe kinema.

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen e Burbuqe Berishës! Burbuqen do ta kujtojmë si regjisore, ligjeruese e dikur edhe Drejtore të Teatrit Kombëtar. Por, mbi të gjitha do ta kujtojmë si njeri të urtë, e hareshme dhe plotë dashuri për artin! Buqe, ikja jote e la një vend bosh në teatër, në kinema e në zemrat tona! Ngushëllime familjarëve e miqve!”, ka shkruar Jahjaga.