Lajme

Vlora Çitaku e kujton Burbuqe Berishën me fjalë prekëse

10/27/2021 14:31
nga:Genita C

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është shprehur thellësisht e pikëlluar me rastin e vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha.

Me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, Çitaku shkruan: “Buqe, s’kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen për largimin tënd nga kjo botë. Kam me të kujtu përjetë. Dritë të pastë shpirti”.