Sporti

E akuzoi Genc Nuzën për favore ndaj Dritës, ky është vendimi i Komisionit Disiplinor për Batatinën

10/27/2021 14:30
nga:Lorik J

Komisionitl Disiplinor në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor ka kërkuar deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC Llapit, Tahir Batatina.

Ky i fundit kishte akuzuar gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuza për ndikim në rezultat dhe se ja dhuruan pikët klubit të Dritës.

Llapi e humbi këtë ndeshje me rezultat 3:1.

“Sipas xhirimit TV. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i FC ‘Llapi’ Tahir Batatina. Afati datë 29.10.2021 ora 13:00”, thuhet në vendimin e komisionit disiplinor.

Llapi do ta luajë ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Ulpianës.