Gazetari Halil Berisha ka vazhduar dëshminë e tij në rastin kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Nga prokurori i specializuar u pyet lidhur me disa shkrime të publikuara në mediumin ku ai punonte.
Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori, Berisha u pyet nga avokati i Nasim Haradinajt, nëse ka qenë ndonjëherë më parë i intervistuar nga Gjykata Speciale.
“Kam qenë i intervistuar në Kosovë”, ka thënë ai.
Avokati më tutje e pyeti edhe për kohën se kur është intervistuar. Ai e pyeti gazetarin nëse intervistimi është bërë 25 gusht të këtij viti.
“Po me sa më kujtohet”, ka thënë ai.
Ai u pyet edhe se në çfarë cilësie është intervistuar.
“Po i kam pyetur dhe më kanë thënë që nuk jam në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë ai.
“Unë jam gazetar dhe nuk e kam pritur që ka me u ftu as për intervistim si dëshmitarë dhe as si i dyshuar sepse unë e kam kryer punën time në përpikëri dhe profesionale. Se kom prit së pari që ka me qenë i ftuar. Kur më është bërë ftesa unë kam kërkuar që bashkë me mua të jetë edhe avokati Arianit Koci”, ka thënë me tutje Berisha.
Gazetari Halil Berisha sërish para Dhomave të Specializuara, jep detaje për publikimin e lajmeve


