Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se pas rezultatit zgjedhor janë në fazën e analizës së marrëveshjeve frytëdhënëse për qytetarët e kësaj komune, shkruan Gazeta Blic.
Kastrati, i cili është kryetar aktual i Kamenicës, për koaliconet e mundshme në këtë komunë deklaron se ka takuar disa prej subjekteve politike me të cilët mendon të qeverisë edhe për një mandat, derisa nuk shpalos detaje më shumë rreth kësaj çështje.
“Kamenica është në një fazë ku duhet të vazhdojmë me shumë punë dhe projekte të cilat i kemi nisur. Momentalisht jemi në fazën e analizës se cila prej marrëveshjeve do të jetë më frytdhënëse për qytetarët e komunës sonë. Disa prej subjekteve politike që mendoj se mund të bëhemi bashkë për të qeverisur edhe për katër vitet e ardhshme i kam takuar, e këto ditë do t’i takoj edhe të tjerat. Akoma nuk kemi dicka konkrete, por do të jemi në kontakt për çdo vendim që do të marrim”, deklaron Kastrati për Gazeta Blic.
Qëndron Kastrati ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Kamenicës 32,69%.

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve


