Bastian Schweinsteiger ka shpjeguar në ‘BBC’ se si ishte koha e tij në Manchester United.
Një aventurë që nuk përfundoi me një plan të mirë për të, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë nuk luajta shumë (nën drejtimin e Mourinhon) për fat të keq, por unë ende e respektoj atë”, tha gjermani për BBC Radio 5Live.
“Ai është një trajner i madh që ka fituar shumë trofe. Ishte një situatë e çuditshme dhe e vështirë, ai kurrë nuk më shpjegoi vërtet pse (nuk luajta). Ndoshta ishte sepse kam luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe kam luajtur futboll të Pep Guardiolës, gjë që ai nuk e pëlqen aq shumë, mendoj. Megjithatë, më pëlqeu gjithashtu sesi Mourinho ishte në të vërtetë si trajner.”
“Sigurisht që stili i lojës është i ndryshëm – mendoj se kjo është arsyeja pse Zlatan u largua. Por ai pati sukses me ekipet e tij. Ishte thjesht një ndjenjë e çuditshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


