Lajme

Momenti kur punëtori i sigurimit “fluturon” me grusht klientin i cili donte të hynte në restorant pa maskë

10/26/2021 22:20
nga:Y I

Ky është momenti kur një klient agresiv, të cilit iu refuzua hyrja në një restorant për shkak të mosmbajtjes së maskës, rrëzohet pasi qëllohet me grusht nga punonjësi i sigurimit.

Videoja e cila është bërë virale në mediet sociale, tregon klientin i cili kundërshton një punonjës të restorantit pasi nuk po e lejonte të hynte pa maskë.

Burri mund të dëgjohet duke i bërtitur anëtarit të stafit dhe duke e akuzuar atë për ‘diskriminim’ ndaj tij.

Punonjësi thjesht iu përgjigj ‘është urdhër!’

Teksa po dilte nga restoranti, një klient i moshuar dëgjohet duke thënë ‘vetëm largohuni, zotëri’, gjë që rindezi zemërimin e burrit.

Burri u fut përsëri në restorant dhe e shtyu klientin me flokë të thinjura. Klientët e tjerë i dolën në mbrojtje të moshuarit dhe formuan një barrierë midis tij dhe agresorit.

Në këtë moment punonjësi i sigurimit vrapoi dhe e goditi me grusht duke e “fluturuar” drejt derës.

Klienti agresiv u largua duke bërtitur “ky është sulm!”

Tema e mbajtjes së maskave është bërë një nga çështjet më përçarëse të Amerikës në javët e fundit.