Presidenjta e shtetit, Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova nuk e ka refuzuar projektin amerikan për gazin, raportohet Gazeta Blic.
Sipas saj, janë tri komponente në lidhje me raportet ne SHBA-të.
“Janë tri kompononte kryesore të konfirmuara nga MCC dhe nga Ambasada Amerikane. E para, të ruhen raportet me SHBA-të. E dyta të vazhdohet bashkëpunimi me MCC. Dhe e trete, Kosova sa i përket investimeve në energji i ka sytë kah Amerika”, ka theksuar ajo, raporton Gazeta Blic.
Osmani ka theksuar se Kosova i ka sytë kah Amerika sa i përket gazit.
“Askush nuk e ka refuzuar projektin për gazin. Ne jemi me Amerikën”, tha ajo.
Sipas Osmanit, vitin e ardhshëm sërish do të diskutohet për projektin e gazit.
Intervista e plotë: