Lajme

Vjosa Osmani e godet Isa Mustafën e Hashim Thaçin: E rrezikuan Kosovën dhe raportet me miqtë tanë kur e nënshkruan Asociacionin

10/26/2021 21:23
nga:Gazeta Blic

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo ka theksuar se Kosovën dhe raportet me miqtë ndërkombëtar i rrezikuan shumë ata që e nënshkruan marrëveshjen, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Thaçi më 2013, dhe pastaj më 2015 Isa Mustafa e nënshkroi marrëveshjen, e cila prashihte asociacion me kompetenca ekzekutive.

E para e shtetit në Kanal 10, ka theksuar se në lidhje me Asociacionin do ta zbatojnë vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“A e ka ditur Isa Mustafa se po e nënshkruan një dokument që është ndesh me Kushtetutën, dhe kësisoj ka theksuar hajt se ndodhta Gjykata Kushtetuese e rrëzon”, tha ajo.

E para e shtetit ka theksuar se Mustafa e Thaçi nënshkruan një Asociacion i cili po e rrezikon Kosovën dhe funksionalitetin e saj, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka theksuar se ata duhet të marrin përgjegjësi se ku e kanë sjellë vendin tonë.

Intervista e plotë në link: