Showtime

Para spektaklit, Fifi bën hallve dhe lutet që gjithçka t’i shkojë mirë sonte

10/26/2021 20:13
nga:Y I

Fifi ka vendosur që para spektaklit të bëjë hallve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Këngëtarja nga Kosova, ani pse ishte veshur e rregulluar për spektaklin, menjëherë është çuar për të përgatitur këtë ushqim.

Madje, gjatë përgatitjes ajo dëgjohet duke u lutur.

“Po kam frikë për sonte. Dua që edhe era e hallves të më ngjitet në trup, të më mbrojë, pasi po luajmë nga koka këtu”, i thotë Fifi, Sabianit i cili ndodhet aty pranë.

Por, në procesin e fundit të përgatitjes së hallves, këngëtarja i tregon Sabianit se nuk arriti ta bëjë mirë.