Eden Hazard nuk ka arritur që t’i përmbush pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës së Real Madrid.
Këtë sezon, anësori belg është përmendur si zëvendësues dhe gjatë konferencës së Carlo Ancelotti para ndeshjes kundër Osasuna, trajneri italian foli për situatën e Hazard, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pozicionet në të cilat Hazard mund të luajë janë shumë të qarta. Krahu i majtë në 4-3-3 ose prapa sulmit, i lirë, në 4-4-2. Hazard është në gjendje të luajë, por për momentin ka një problem, preferoj një lojtar tjetër në vend të tij”, tha trajneri i Real Madridit.
Hazard ka qenë shumë i kritikuar nga tifozët madrilien, të cilët nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjen e tij.
/GazetaBlic Sport/


