Sporti

Afrim Tovërlani dyshohet se kanosi me thikë Shpend Ahmetin, këto janë detajet e rastit

10/26/2021 18:06
nga:Mergim Rreci

Afrim Tovërlani, trajneri i mirënjohur kosovar dyshohet se e ka kanosur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij me thikë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se është një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla kur ka shkuar në vendngjarje i ka takuar katër burra të cilat janë bashkëpunëtorë të Shpend Ahmetit dhe trajnerin Afrim Tovërlani, raporton GazetaBlic. 

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla kur ka shkuar në vendngjarje i ka takuar katër burra të cilat janë bashkëpunëtorë të Shpend Ahmetit dhe trajnerin Afrim Tovërlani”.

/GazetaBlic Sport/