Ole Gunnar Solskjaer mbetet trajneri i Manchester United për momentin.
Sipas shtypit anglez, vendimi është marrë dhe trajneri norvegjez do të ketë ciklin e radhës prej tre ndeshjesh, me Tottenham, Atalanta (Champions League) dhe Manchester City, për të shpëtuar vendin në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Manchester Evening News, Sir Alex Ferguson, trajneri historik i klubit, ishte të martën në mëngjes në qendrën stërvitore të Carrington, ku i dha disa këshilla Solskjaer dhe i tregoi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e ish-lojtarit të tij.
Zërat për një dorëheqje të mundshme të norvegjezit, në detyrë që nga dhjetori 2018, u shtuan pas disfatës (0-5) të pësuar nga Liverpool, të dielën e kaluar, në “Old Trafford”.
/GazetaBlic Sport/


