Ende pa trajner dhe pasi ka shkarkuar tashmë Steve Bruce, Newcastle tani i drejtohet Erik Ten Hag, trajnerit të Ajax-it.
Sipas Daily Mail, klubi është gati t’i ofrojë atij një kontratë të madhe, e cila do ta bënte atë trajnerin e tretë më të paguar në Premier League, pas Pep Guardiolës (Manchester City) dhe Jurgen Klopp (Liverpool), përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas të njëjtit burim, në pritje të tij do të jetë një pagë vjetore prej 11 milionë paund (13 milionë euro), rreth 7 milionë euro pas tatimit.
Megjithatë, Daily Mail raporton se trajneri 51-vjeçar holandez do të ketë disa rezerva për t’u larguar nga projekti i krijuar nga Ajax për një aventurë në Newcastle, duke mos ditur plotësisht se cili do të jetë roli i tij. Kujtojmë se magjistarët janë në pozitën e parafundit me vetëm katër pikë të shtuara në 9 ndeshje.
Në garë janë edhe Paulo Fonseca, Roberto Martinez, Frank Lampard dhe Lucien Favre. Trajneri i përkohshëm Graeme Jones gjithashtu do të udhëheqë ekipin gjatë fundjavës kundër Chelsea.
/GazetaBlic Sport/


