I cilësuar si njëri nga kandidatët për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, Zinedine Zidane nuk ka ndërmend të marrë përgjegjësinë e trajnerit tek Manchester United.
Sipas ESPN, trajneri francez nuk dëshiron të nxitojë me vendimin për t’u rikthyer në futboll dhe preferon të presë projektin e duhur për t’u rikthyer në aktivizim, përcjell GazetaBlic Sport.
Zidane, 49 vjeç, ka qenë pa klub që kur u largua nga Real Madrid majin e kaluar, por as projekti tek Manchester United nuk e bindi dot atë.
/GazetaBlic Sport/


