Kandidati i LDK-së pë kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas videos që u publikua dje në media ku një burrë shihet duke dhunuar brutalisht një grua në një nga supernarketet e Prishtinës, raporton Gazeta Blic.
Rama ka thënë se fatkeqësisht raste të tilla të këtij fenomeni janë të shumta në shoqërinë tonë dhe se kjo është e patolerushme.
Ai ka thënë dhuna në të gjitha format e saj duhet të dënohet maksimalisht.
“E përgëzoj Policinë e Kosovës për ndërhyrjen e menjëhershme në rastin e djeshëm. Uroj që institucionet tona të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë secilin qytetar nga dhuna” shkruan Rama.
Reagimi i plotë:
Dhuna është e patolerueshme!
Dje, fatkeqësisht ishim sërish dëshmitarë të pamjeve të tmerrshme të dhunës ndaj gruas, të cilat na kanë shqetësuar të gjithëve. Jo të pakta janë rastet e këtij fenomeni në shoqërinë tonë. Ka shumë gra që përjetojnë çdo ditë një nga format e dhunës dhe abuzimit. Kjo nuk duhet të kalojë aq lehtë. Dhuna, në të gjitha format e saj duhet të dënohet maksimalisht.
E përgëzoj Policinë e Kosovës për ndërhyrjen e menjëhershme në rastin e djeshëm.
Uroj që institucionet tona të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë secilin qytetar nga dhuna.
Gjykata kërkon t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik burrit që rrahu gruan në market


