Skuadra e Barcelonës nesër takohet me Rayo Vallecano në kuadër të xhiros së 11’të të La Ligas.
Trajneri i Barcelonës, Koeman beson se skuadra e tij po përmirësohet, pavarësisht rezultateve jo të mira, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi duke u përmirësuar. Ne nuk duhet të shikojmë një rezultat, megjithëse e kuptoj zhgënjimin e humbjes nga Madridi. Dua të shijoj atmosferën që ishte në stadium, megjithëse pranoj që gjërat varen nga rezultatet”, tha fillimisht ai në konferencë për media.
Koeman poashtu tha se Ancelotti e inkurajoi atë që të mos dorëzohet para presionit.
“A jeni në një kohë të vështirë? Varet nëse fiton apo jo, në skuadrat më të mëdha ka më shumë presion. Ancelotti ka qenë në shumë klube dhe ai e di atë në mënyrë perfekte, ai di ta mbajë atë dhe po, kemi folur për këtë dhe ai më inkurajoi.”
Në fund, tha se nesër ndaj Vallecanos duhet të luajnë ndeshje të mirë, pasi ata janë kundërshtar i vështirë.
“Nesër do të përballemi me Rayo, një rival që na i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey. Ne duhet të vazhdojmë në përputhje me ndeshjet e fundit në të cilat kemi bërë gjërat mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


