Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar videon ku legjenda e kombëtares shqiptare, Lorik Cana bën thirrje për vaksinim.
Cana thotë se vaksina është mjeti më i mirë për t’u mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana potencon se u vaksinua për të mbrojtur fëmijët e tij, familjen dhe shoqërinë.
“Vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur. E kam bërë vaksinën edhe për të mbrojtur fëmijët e mi, prindërit e mi dhe të gjithë shoqërinë tonë”, ka thënë Cana ndër të tjerash.
Ja video:


