Ish-mbrojtësi i Serisë A, Daniele Adani nuk e ka shijuar derbin e Italisë.
“Ishte një shfaqje e keqe për futbollin italian. Manchester United dhe Liverpool kanë pasur 25 goditje në portë në 30 minuta, Juventus ka 15 për një muaj”, tha fillimisht ai.
Bianconerët barazuan 1-1 kundër Interit në derbin e Italisë të dielën.
Adani, ish-mbrojtës i Serisë A në Bobo TV, shpjegoi pse nuk i pëlqente ndeshja midis Juventusit dhe Interit.
“Tifozët nga e gjithë bota panë një ndeshje të dobët. Nuk mund të kishte një promovim më të keq në botë për Serinë A”, tha ai.
“Çfarë ofron Juventusi? Si luajnë ata? Manchester United dhe Liverpool kanë pasur 25 goditje në portë në 30 minuta, nëse Juventusi është me fat, ata mund të bëjnë 15 goditje në muaj”.
/GazetaBlic Sport


