Skuadra e Milanit ka njoftuar para pak çastesh se Brahim Diaz ka testuar negativ për Covid-19.
Sulmuesi i Milanit kishte rezultuar pozitiv para më shumë se një jave dhe mungoi ndaj Portos dhe Bolognas, shkruan GazetaBlic Sport.
Diaz tani është shëruar nga Covid-19 dhe pritet të mungojë edhe sonte ndaj Torinos, por do të jetë gati për derbin ndaj Romës.
“AC Milan njofton se Brahim Díaz rezultoi negativ në testin për Covid-19”, shkruan shkurtimisht Milan në faqen zyrtare.
/GazetaBlic Sport
AC MILAN COMUNICATO UFFICIALE: Brahim Diaz negativo al Covid https://t.co/DknoNjC7lE
— MilanNews.it (@MilanNewsit) October 26, 2021


