Sporti

Milan-Torino, formacionet e mundshme

10/26/2021 09:31
nga:Lorik J

Milan mirëpret sonte Torinon në ‘San Siro’, në ndeshjen e xhiros së 10’të të Serie A.

Skuadra e Piolit takohet me Torinon me fillim nga ora 20:45, përcjell GazetaBlic Sport.

Franck Kessie rikthehet në formacionin fillestar të Milanit kundër Torinos, njëjtë si Olivier Giroud. Stefano Pioli mund të llogarisë te Theo Hernandez, i cili është rikuperuar nga COVID, por francezi nuk do të startojë.

Ndërsa tek Torino, Cristian Ansaldi është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi muskulor – sikurse Marko Pjaca dhe Simone Verdi, ndërsa Rolando Mandragora do të rikthehet në dhjetor pas operacionit të meniskut.

Ja formacionet e mundshme:

Milan: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Ballo-Touré; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Torino: Milinkovic-Savic; Djidji, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Pobega, Aina; Linetty, Brekalo; Sanabria.

/GazetaBlic Sport