Ka përfunduar derbi i javës së gjashtë të Superligës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Partizanit.
Ndeshja ishte atraktive me intensitet të lartë të lojës, shkruan GazetaBlic Sport.
Që në minutën e parë u ndje rivaliteti i lartë pasi tifozët hodhën fishekzjarre në fushë dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Intensiteti i lartë i lojës vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes.
Ekipi vendas kaloi në avantazh në minutën e 45+7 pas penalltisë të ekzekutuar saktë nga Limaj, që doli të jetë edhe goli i fitores.
/GazetaBlic Sport/


