Sporti

Përfundon pjesa e parë e derbit, Tirana – Partizani, ky është rezultati

10/25/2021 20:41
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të javës së gjashtë të Superligës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Partizanit.

Pjesa e parë ishte atraktive me intensitet të lartë të lojës, shkruan GazetaBlic Sport.

Që në minutën e parë u ndje rivaliteti i lartë pasi tifozët hodhën fishekzjarre në fushë dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Tirana në këto 45 minutat e parë ishte më e rrezikshme duke kërcënuar disa herë me Seferin dhe sulmuesin Michael Ngo’o por pa arritur të konkretizonin rastet.

Ekipi vendas kaloi në avantazh në minutën e 45+7 pas penalltisë të ekzekutuar saktë nga Limaj.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Tirana – Partizani 1:0.

/GazetaBlic Sport/