Sporti

“Thyhet” rregulli i qeverisë. Interesim i jashtëzakonshëm për derbin Tirana-Partizani, ja sa tifozë pritet që të jenë në “Air Albania”

10/25/2021 17:15
nga:E K

Vetëm derbi i parë mes tyre dhe interesimi është i jashtëzakonshëm për të ndjekur një Tirana-Partizani. Kjo përballje është vitrina e Superiores, teksa shpeshherë edhe media të huaja vëzhgojnë se çfarë ndodh me futbollin shqiptar.

Kjo vjen edhe për shkakun e spektaklit që ofrohet në tribuna nga ana e të dyja tifozerive, Tiranës dhe Partizanit. Në bazë të informacioneve që janë siguruar deri tani, pritet që kjo ndeshje të shihet nga më tepër se 12.000 tifozë, megjithëse ekziston kapaciteti i 30% që është vendosur nga Qeveria.

Ndeshja luhet sot me fillim nga ora 19:00.