Lajme

Fitim Muçolli, kandidati më i votuar nga diaspora në Podujevë

10/25/2021 16:21
nga:Gazeta Blic

Dje në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për kryetar dhe për asamble komunale.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 161.

Pas tij, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar nga ana e LDK-së, Ekrem Hyseni, gjithsej 25 vota.

I treti me vota është Besnik Tahiri i AAK’së me 8 vota.

Kandidatja nga radhët e PDK’së, Floretë Zejnullahu ka marr 0 vota.

Pa asnjë votë ka mbetur edhe kandidati i Nisma’s, Xhemajl Hasani, si dhe ai I OBKD-së Gazmend Islami.

Ndërsa sa i përket votave për asamble komunale, diaspora llapjane më së shumëti vota i dha Fitim Muçollit me gjithsejt 29 vota.

Nga subjektet tjera është Arjanit Topanica mori 5 vota, kandidat ky nga LDK, ndërsa të tjerët nga ky subjekt morën më pak.

Nga AAK 3 vota mori Arbnor Fazliu, kurse nga PDK Lindita Berisha 2 vota por sipas rezultateve kandidatja për kryetare Floretë Zejnullahu nuk mori asnjë vote.

Kujtojmë se Shpejtim Bulliqi dhe Ekrem Hyseni do të takohen në balotazh më 14 nëntor.