Sporti

Kimmich: Kam disa shqetësime, do të mendojë nëse do të vaksionohem në të ardhmen

10/25/2021 14:29
nga:Lorik J

Deklarata publike e Joshua Kimmich se ai nuk është i vaksinuar kundër Covid-19 ka ngjallur polemika në Gjermani pasi është fytyra e fushatës së klubit për të luftuar virusin.

Reprezentuesi gjerman tashmë ka sqaruar situatën.

“Dua të pres për studime afatgjata. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time. Sigurisht që respektoj rregullat e higjienës. Lojtarët që nuk janë vaksinuar në klube bëjnë analiza çdo dy ose tre ditë”, tha mesfushori duke folur për shtypin gjerman.

Kimmich nuk e përjashton përfundimisht mundësinë e vaksinimit: “Nuk po them kategorikisht që nuk do të vaksinohem në të ardhmen. Kam vetëm disa shqetësime. Është e mundur që në të ardhmen të vaksinohem”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport