Sporti

9 policë të lënduar, 21 tifozë të arrestuar, “shpërthen” dhuna pas takimit Marseille-PSG

10/25/2021 10:34
nga:Lorik J

Takimi mes Marseille dhe PSG këtë të dielë në Velodrome shkaktoi disa incidente.

Mes tymit, hedhjes së fishekzjarreve, ndërhyrjes së një tifozi në fushë dhe përplasjeve me policinë, Marseille mund të dënohet ashpër, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të BFMTV, incidentet mes tifozëve dhe policisë brenda dhe jashtë stadiumit Velodrome kanë lënë të lënduar nëntë policë.

Tetë policë vuajnë nga mavijosje, një prej tyre u godit me gur në fytyrë dhe do të duhet të qëndrojë shtatë ditë të spital. Forcat e sigurisë kryen 21 arrestime. Personat e ndaluar u dërguan në paraburgim.

/GazetaBlic Sport