Deleguesi i arbitrave në Serie A, Gianluca Rocchi, foli për Radio Rai pas shumë polemikave të djeshme, veçanërisht lidhur me përdorimin e VAR-it në takimin Inter-Juventus, me penalltinë përfundimtare të caktuar për bardhezinjtë pas kontaktit Dumfries-Alex Sandro.
Rocchi pranoi se si vendimi ishte i marrë nga gjyqtari, Guida ishte i saktë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dua të them që nuk i shmangemi asnjë gabimi, por jam absolutisht i kënaqur me gjyqtarët që referuan dje, një ditë e shkëlqyer për ne. Kur bëjmë gabime nuk fshihemi, por nuk kam asgjë për të fajësuar për ndeshjet e djeshme. Jemi dëshmitarë të ndeshjeve të bukura dhe kjo është edhe falë arbitrave: me rikthimin e publikut bëhet më e vështirë edhe për ne, por bëmë një zgjedhje duke u fokusuar te një grup i ri dhe jam i kënaqur me mënyrën se si ata i kanë referuar. Shpresoj që ata të vazhdojnë në këtë rrugë”, tha Rocchi.
/GazetaBlic Sport


