Sporti

Ancelotti zbulon gjendjen e Courtois dhe Valverdes pas lëndimeve në ‘El Clasico’

10/25/2021 08:49
nga:L J

Carlo Ancelotti ka folur lidhur me dëmtimet e dy lojtarëve të tij, Fede Valverde dhe Thibaut Courtois pas El Clasico.

Real Madrid fitoi ndaj Barcelonës në Camp Nou falë golave ​​të David Alaba dhe Lucas Vazquez, teksa për vendasit Aguero shënoi golin e nderit në sekondat e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Dy lojtarë të Barcelonës pësuan dëmtime në Kataloni dhe kjo ishte jo pak shqetësuese për Ancelottin.

Dhe pas ndeshjes, Ancelotti tha për Valverden: “Mendoj se është një goditje në gju. Do të na duhet ta vlerësojmë.”

Thibaut Courtois gjithashtu u lëndua , por megjithë shqetësimin ai luajti deri në fund.

“Dukej diçka serioze fillimisht, por ai është mirë”, shtoi shefi italian.

/GazetaBlic Sport