Sporti

Solskjaer shpjegon pse nuk do të japë dorëheqje pas humbjes së turpshme nga Liverpool

10/25/2021 08:13
nga:Lorik J

Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar pse nuk do të japë dorëheqje si trajner i Manchester United pas humbjes së turpshme të ekipit të tij ndaj Liverpoolit në Old Trafford.

Djajtë e Kuq u mposhtën 5-0 nga Liverpool i Jurgen Klopp në kryendeshjen e xhiros së 9’të në Premierligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Humbja e thellë do të çojë në mënyrë të pashmangshme rritjen e presionit mbi legjendën e klubit Solskjaer, i cili ka pasur vështirësi që nga zëvendësimi i Jose Mourinhos si trajner i Manchester United në dhjetor të vitit 2018.

United është në vendin e shtatë në Premier League, por norvegjezi këmbëngul se ai nuk do të japë dorëheqje.

“Kam ardhur shumë larg, kemi ardhur shumë larg si grup. Ne jemi shumë afër për të hequr dorë tani”, tha Solskjaer.

‘Do të jetë një situatë e vështirë. Lojtarët do të jenë pa motiv. Ne e dimë se jemi në fund, nuk mund të ndihemi më keq se kaq. Të shohim.’

“Por s’mund të dorëzohemi, unë besoj në veten time. Unë besoj se po afrohem aty ku dua ta shoh klubin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport