Juventus dhe Inter kanë ndarë pikët në derbin italian.
Skuadrat kanë barazuar me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi Edin Dzeko në minutën e 17’të të takimit.
Dzeko realizoi pas topit të kthyer nga goditja e Calhanoglut i cili goditi shtyllën.
Në fund të takimit Juventusi realizoi nga penalltia me anë të Dybalas në minutën e 88’të të takimit.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Juventus, Max Allegri, i cili tha se Juventus pati një performancë të mirë dhe fitoi një pikë me meritë.
“Kjo peshon shumë sepse vjen nga një paraqitje e mirë, para barazimit ne patëm disa situata në të cilat mund të kishim bërë më mirë, si McKennie ashtu edhe Locatelli. Skuadra më pas luajti më në ofanziv, me më shumë besim, kundër një Interi të shkëlqyer.
Inter është një ekip fizik,dhe ekip me shumë teknikë. Kjo pikë është e rëndësishme për ne”, tha Allegri.
/GazetaBlic Sport/


