Liverpool ka dërrmuar rivalin e përjetshëm, Manchester United.
Skuadra e Klopp ka fituar me rezultat të thellë 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat në këtë takim u realizuan nga Salah 3x, Keita dhe Jota.
Pas ndeshjes ka reaguar në Facebook, Cristiano Ronaldo i cili tha se fajtorët e vetëm janë lojtarët.
“Nganjëherë rezultati nuk është ai që e duam, ky rezultat është faji i ynë, nuk duhet fajësuar askush tjetër. Fansat ishin përsëri të mahnitshëm me përkrahjen e tyre konstante. Ata meritojnë shumë më mirë se kaq, dhe është detyra jonë ta bëjmë këtë”, ka shkruar Ronaldo në Facebook.
/GazetaBlic Sport/


