Sporti

Maguire: U kërkojë falje tifozëve, nuk ishte e mirë për klubin

10/24/2021 20:02
nga:E K

Liverpool ka dërrmuar rivalin e përjetshëm, Manchester United.

Skuadra e Klopp ka fituar me rezultat të thellë 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.

Golat në këtë takim u realizuan nga Salah 3x, Keita dhe Jota.

Pas ndeshjes ka folur, kapiteni i United, Harry Maguire.

“Ne kërkojmë falje për tifozët, nuk ishte aspak e mirë  për këtë klub. Ata qëndruan me ne deri në fund dhe ne e vlerësojmë atë, por si klub duhet të bëjmë më mirë”, tha fillimisht Maguire.

“Jam shumë i zhgënjyer, ne u dhamë atyre kaq shumë shanse. Ata ishin aq klinikë, ne kishim shumë raste vetë, por unë jam një mbrojtës dhe të pësosh katër në pjesën e parë, veçanërisht në Old Trafford, nuk është aq e mirë sa duhet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/