Liverpool ka dërrmuar rivalin e përjetshëm, Manchester United.
Skuadra e Klopp ka fituar me rezultat të thellë 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.
Golat në këtë takim u realizuan nga Salah 3x, Keita dhe Jota.
Pas ndeshjes ka folur, heroi i ndeshjes, Mo Salah.
“Mendoj se është e mrekullueshme të fitosh 5-0 këtu, e dinim para ndeshjes se do të ishte e vështirë nëse nuk do të luanim lojën tonë”, tha fillimisht ai.
“Për sa kohë që skuadra vazhdon të fitojë, jam i lumtur dhe do të jap maksimumin që skuadra të fitojë. Golin e parë ia dhashë Naby Keitas për të shënuar”, shtoi ai.
“Pas pjesës së parë ne po flisnim në dhomën e zhveshjes për të vazhduar dhe për të shënuar sa më shumë që të mundeshim”, përfundoi Salah.
/GazetaBlic Sport/


