Lajme

Prekëse: I vdes nëna nga Covidi, gazetarja e njohur shqiptare i lut qytetarët që të vaksinohen

10/24/2021 19:26
nga:Gazeta Blic

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1.8 milionë vaksinime antikovid në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që në Kosovë janë diku mbi 1.5 vaksinime.

Ndërsa qeveria u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasi është arma më e fortë që kanë për të mbrojtur jetën e tyre.

Pandemia ka nxjerrë në dritë “brishtësinë e ekzistencës njerëzore”.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi sot dëshminë e gazetares Jonida Shehut, pas humbjes tragjike të nënës.

Rama tha se dëshmia e saj është një këmbanë për të gjithë.