Liverpool ka arritur fitore të madhe ndaj rivalëve të përjetshëm, Manchester United.
Skuadra e Klopp ka shënuar fitore me rezultat të thellë, 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.
Mysafirët e nisën furishëm duke hapur llogarinë e golave në minutën e 5’të me anë të Keitas pas asistimit të Mohamed Salah.
Jota u përkujdes të dyfishonte epërsinë e Liverpoolit pas një gabimi në mbrojtje të United dhe asistimit të Trent-Alexander-Arnold në minutën e 13’të.
Salah vazhdoi shkëlqimin në këtë ndeshje duke realizuar hat-trick në këtë takim.
Egjiptiani fillimisht shënoi në minutën 38’të të takimit me asistimin e Keitas.
Në minutën e 45+3, Salah dha epilogun përfundimtar të pjesës së parë duke realizuar golin e dytë personal dhe të katërt për Liverpoolin.
‘Mbreti egjiptian‘ nuk u ndal me kaq pasi realizoi edhe në pjesën e dytë në minutën e 50’të pas një super asistimi të kapitenit të Liverpoolit, Jordan Henderson.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Unitedin kur Pogba u largua me karton direkt të kuq pas ndërhyrjes së ashpër në Keitan në minutën e 60’të të takimit.
Me këtë rezultat Liverpooli ngjitet në pozitën e 2’të me 21 pikë një më pak se lideri Chelsea, kurse Manchester United mbetet në vendin e 7’të me 14 pikë.
/GazetaBlic Sport/


